Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Suedi: Një mijë njerëz morën vaksinën e transportuar në temperaturë të gabuar

Suedi: Një mijë njerëz morën vaksinën e transportuar në temperaturë të gabuar

Rreth një mijë njerëz në Suedi morën një dozë të vaksinës Moderna që ishte ruajtur në temperaturë të gabuar gjatë transportit, njoftoi kompania suedeze e ngarkuar me shpërndarjen e vaksinës.

Një total prej 2,100 dozash të vaksinës, rreth 20 për qind e sasisë që Suedia ka marrë deri më tani nga Moderna, janë mbajtur në një temperaturë shumë të ulët dhe dozat që nuk janë përdorur janë lënë mënjanë derisa të përcaktohet efektiviteti i tyre, raporton Apoteket.

Gjithkush që ka marrë një dozë vaksine nga një dërgesë e dëmtuar është një profesionist i kujdesit shëndetësor.

“Sipas vlerësimit të parë të autoritetit shëndetësor suedez, nuk ka indikacione që dozat e transportuara në një temperaturë shumë të ulët paraqesin ndonjë rrezik,” tha Apoteket.


Por autoriteti shëndetësor suedez dhe kompania shtetërore farmaceutike po kryejnë kërkime shtesë, tha zëdhënësi i Farmacisë Magnus Frisk.

“Ne ende duhet të zbulojmë nëse dozat e vaksinave të dhëna tashmë do të funksionojnë,” shtoi ai.

Frisk tha se ata kontaktuan Moderna për informacion të mëtejshëm mbi efektivitetin e dozave të mbajtura në një temperaturë shumë të ulët dhe nëse ata që i morën ato duhet të merrnin një dozë të re të vaksinës.

Suedia ka vaksinuar 146.000 njerëz që nga 17 janari, kryesisht me vaksinën Pfizer/ BioNTech.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: