Suedi-Greqi, ja formacionet e mundshme

Suedi-Greqi, ja formacionet e mundshme

Suedia do të synojë sot që të ngjitet në pozitën e parë të Grupit B, ku në kuadër të fazës kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, do të zhvillojë ndeshje si vendase kundër Kombëtares së Greqisë.

Suedezët momentalisht gjenden në vendin e dytë në grup, një pikë larg liderit Spanjës, kurse Greqia pozicionohet e treta, tre pikë larg Suedisë, përcjell KosovaPress.

Të dy kombëtaret rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit, ku Suedia e mposhti me rezultat 3:0 Kosovës, kurse Greqia regjistroi fitore solide 2:0 kundër Gjeorgjisë.

Suedia dhe Greqia janë përballur pesë herë mes vete, ku të dyja kanë regjistruar nga dy fitore, kurse një herë kanë ndarë pikët e barabarta.


Kombëtarja suedeze në ndeshjen e sotme do të jetë pa shërbimet e mbrojtësit të Manchester United Victor Lindelof, kurse Greqia do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Suedia (4-4-2): Olsen; Krafth, Danielsson, Nilsson, Augustinsson; Claesson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Isak, Kulusevski

Greqia (3-5-2): Vlachodimos; Chatzidiakos, Mavropanos, Tzavellas; Androutsos, Bakasetas, Siopis, Bouchalakis, Tsimikas; Masouras, Pavlidis

20:45 Suedia – Greqia (Stadiumi Friends Arena)

Lexo edhe

Video

error: