“Subvencionet 2021”, policia jep detaje për arrestimin e dy personave në Gjilan

“Subvencionet 2021”, policia jep detaje për arrestimin e dy personave në Gjilan

Një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunë e Gjilanit dhe një fermer janë arrestuar të enjten në Gjilan. Arrestim ky që vjen në kuadër të aferës “Subvencione 2021”.

KosovaPress raportoi se të arrestuarit janë Z.P zyrtari i komunës dhe B.T fermeri nga fshati Ponesh.


Të arrestuarit dyshohet për në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendos në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellur me grurë pa dëshirën e pronarit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: