Dy ndeshjet e para të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, humbja nga Rumania dhe fitorja ndaj Qipros ranë nën hijen e skandalit që shpërtheu brenda grupit të futbollistëve e që solli edhe përjashtimin e tre yjeve, Edon Zhegrovës, Aro Moricit dhe Florent Muslijas.
Vendimi i trajnerit Foda dhe i Federatës së Futbollit erdhi pasi të tre lojtarët thyen rregulloren e trajnerit Foda duke u larguar nga grupi dhe duke qëndruar në lokale nate deri në orët e vona.
Edhe më i ashpër në vlerësimin e tij është treguar trajneri Robert Gjeraj. Ai për KosovaPress, ka thënë se asnjë lojtarë nuk duhet të tolerohet kur bën veprime të tilla.
Ndërsa, ‘shkelje të rëndë’ veprimin e tre yjeve të Kosovës e ka quajtur trajneri Gani Sejdiu.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...