Të paktën katër persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën në një stuhi të fortë që goditi sot Stambollin dhe disa qytete të tjera në Turqi, njoftoi zyra e guvernatorit lokal.
Stuhia shkaktoi kaos në qytetin më të madh turk me 15 milionë banorë dhe erërat po frynin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, raporton Reuters.
Një grua humbi jetën në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erërat e forta hoqën tjegulla nga çatitë, të cilat ranë mbi të dhe fëmijën e saj, e cila mori lëndime, raportoi AP.
Era rrëzoi pemë, një kullë sahati dhe përmbysi të paktën tre kamionë në qytet, raportoi televizioni lokal NTV.
Bosfori u mbyll për trafikun e lundrueshëm dhe tragetet u anuluan.
Të paktën gjashtë avionë të “Turkish Airlines” u ridrejtuan në Ankara dhe Izmir, në vend që të uleshin në Stamboll, tha një zëdhënës i linjës ajrore.
Janë anuluar edhe tragetet midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Datçës.
Shërbimi meteorologjik i Turqisë ka paralajmëruar se në Izmir priten kushte ekstreme të motit, duke theksuar se në Turqi do të vazhdojnë të fryjnë erëra të forta.
Four people, including a foreign national, were killed and 19 others hurt in Istanbul due to extreme winds across Turkey's biggest city and its surrounding regions, the governor's office said https://t.co/GF6Ujez6CJ pic.twitter.com/squlwiTC5t
— Reuters (@Reuters) November 29, 2021
Seems all the newly built verandas, balcony window structures cannot resist the extreme whirlwind of #lodos in #Istanbul
— Güldenay Sonumut (@Guldenay007) November 29, 2021
The governors office issued a warning last night and this morning but nothing prepared the city for this type of #windstorm#Fırtına pic.twitter.com/uPEESW0MNs