Shiu dhe breshri i rrëmbyeshëm shkaktuan dëme në të gjithë Austrinë ditën e djeshme, ku shërbimi meteorologjik UBIMET regjistroi 190 mijë vetëtima në vendin alpin në një ditë, shifra më e lartë e këtij viti.
Në provincën perëndimore Vorarlberg, reshjet në luginën e Rhine pranë liqenit të Konstancës ishin aq të mëdha sa pemët u përkulën, disa shtëpi mbetën pa çati dhe rrugët u përmbytën për shkak të bllokimit të kanaleve.Kompania austriake e sigurimit të breshrit Österreichische Hagelversicherung vlerësoi dëmin total në Vorarlberg në rreth 1.2 milion euro. Më shumë se 5.000 hektarë të mbjella u shkatërruan, u njoftua. Rrugët në shtetin fqinj të Tirolit që u bllokuan nga rrëshqitjet e baltës u rihapën pjesërisht të shtunën.
Rrugët Oberinntal dhe Villgratental mbetën të mbyllura. Në provincën juglindore të Styrias, stuhitë shkaktuan përmbytje dhe rrëzuan pemë.
Rreth 40 fluturime u anuluan mbrëmjen e së premtes në aeroportin e Vjenës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.