Studimi: Zhurma e zogjve ka efekt pozitiv në shëndetin mendor

Studimi: Zhurma e zogjve ka efekt pozitiv në shëndetin mendor

Rezultatet e një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit të King’s College në Londër tregojnë se shikimi ose dëgjimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor dhe se takimet e përditshme me zogjtë rrisin disponimin e njerëzve me depresion, si dhe të popullatës më të gjerë, raporton Guardian.

Studiuesit thanë se rezultatet sugjerojnë se vizitat në vende me jetë të pasur zogjsh, si parqet, mund të përshkruhen nga mjekët për të trajtuar sëmundjet mendore.

Ata thanë gjithashtu se rezultatet theksojnë nevojën për të mbrojtur më mirë mjedisin dhe për të përmirësuar biodiversitetin në zonat urbane, periferike dhe rurale për të ruajtur habitatet e shpendëve.

Studimi, i cili u botua në revistën Scientific Reports, gjurmoi takimet e përditshme të 1292 pjesëmarrësve me zogjtë gjatë vitit të kaluar duke përdorur aplikacionin e zgjuar Urban Mind.

Gjatë dy javëve, pjesëmarrës nga Britania e Madhe, Evropa, SHBA, Kina dhe Australia regjistruan në intervale të rastësishme se si ndiheshin, duke përfshirë nëse ishin të lumtur apo të stresuar, nëse mund të shihnin pemë dhe nëse mund të shihnin ose dëgjonin zogjtë.


Studiuesit zbuluan se rezultatet e shëndetit mendor të pjesëmarrësve, mesatarisht, ishin më të mira kur panë ose dëgjuan zogjtë, përfshirë ata të diagnostikuar me depresion.

Ky efekt i dobishëm zgjati edhe pas momentit të takimit me zogjtë. Megjithatë, efekti nuk do të kishte vazhduar nëse pjesëmarrësit nuk do të kishin hasur zogjtë gjatë një vlerësimi të mëvonshëm të disponimit të tyre, për të cilin studiuesit thanë se tregoi “një lidhje të mundshme shkakësore midis efekteve të jetës së shpendëve në shëndetin mendor”.

“Ne duhet të krijojmë dhe mbështesim mjedise, veçanërisht ato urbane, ku jeta e shpendëve është një tipar konstant. Për të pasur një popullatë të shëndetshme shpendësh, ju duhen bimë, keni nevojë për pemë. Ne duhet të ushqejmë të gjithë ekosistemin në qytetet tona”, tha për Guardian Andrea Mechelli, profesor i ndërhyrjes së hershme në shëndetin mendor në King’s College.

Ai shtoi se efekti pozitiv i takimit me zogjtë te njerëzit me depresion është i rëndësishëm sepse shumë “ndërhyrje që ndihmojnë të ashtuquajturit ‘njerëz të shëndetshëm’ nuk janë efektive për njerëzit me probleme të shëndetit mendor”.

“Ne e dimë se stërvitja i bën të gjithë të ndihen më mirë, por është tepër sfiduese të motivosh dikë me depresion për të ushtruar kur kontakti me jetën e shpendëve është diçka që mund të bëhet”, tha Mechelli.

Lexo edhe

Video