Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid-19

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid-19

Tre muaj pas shërimit, rreth një e treta e pacientëve të shtruar në spital nga Covid-19 vazhdojnë të vuajnë nga çrregullime psikopatologjike si depresioni, ankthi, pagjumësia dhe sindroma e stresit post-traumatik. Këto janë rezultatet e një studimi të ri të koordinuar nga Francesco Benedetti, psikiatër në Spitalin San Raffaele në Milano dhe botuar në revistën shkencore “Brain, Behavior and Immunity”.

Depresioni vazhdon me kalimin e kohës dhe ashpërsia e tij është e lidhur ngushtë me intensitetin e gjendjes inflamatore sistemike që ndjek format e rënda të Covid-19, edhe për disa muaj pas shërimit. Lajmi i mirë është se pacientët me këto forma depresioni u përgjigjen terapive psikologjike dhe farmakologjike në dispozicion.

Një në tre pacientë vuan nga një çrregullim psikopatologjik. Bazuar në intervistat klinike dhe pyetësorët, simptomat psikiatrike të 226 pacientëve, 149 prej tyre meshkuj të moshës mesatare 58 vjeç, u ekzaminuan 3 muaj pas trajtimit në spital për format e rënda të COVID -19. Nga këta, 36% raportojnë simptoma të një natyre klinike.


Sipas studimit, gratë dhe njerëzit me një histori të mëparshme të çrregullimeve psikiatrike vuajnë më shumë. “Por gjëja më interesante në lidhje me të dhënat e mbledhura është se ato konfirmojnë marrëdhënien e ngushtë midis përgjigjes së sistemit imunitar, gjendjes inflamatore dhe qëndrueshmërisë së simptomave depresive”.

Depresioni dhe inflamacioni sjellin me vete simptoma të tjera, tipike të gjendjeve depresive, aftësia e zvogëluar e përqendrimit, kujtesa, koordinimi psikomotor dhe të folurit që vazhdojnë gjatë rimëkëmbjes së gjatë nga sëmundja.

Studimi nga Benedetti, i cili është gjithashtu profesor i asociuar në Universitetin Vita-Salute San Raffaele, është vazhdimi i një studimi të botuar nga grupi Benedetti në gusht 2020, i cili kishte përshkruar për herë të parë pasojat psikiatrike të Covid-19 një muaj pas shërimit./A2/

Lexo edhe

Video

error: