Studimi: Dy doza Pfizer ose AstraZeneca, janë efektive kundër variantit Delta

Studimi: Dy doza Pfizer ose AstraZeneca, janë efektive kundër variantit Delta

Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca janë efektive kundër variantit të koronavirusit Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa.

Kështu thotë studimi më i ri i publikuar në revistën “New England Journal of Medicine”, dhe që konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.


Sipas studimit të ri, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7% efektivitet kundër variantit Alfa.

Ndërkaq, dy doza të AstraZenecas, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa.

Studimi konfirmon gjithashtu se një dozë nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast./A2/

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.