Studentët propozojnë që Kisha Ortodokse të bëhet muze që pasqyron gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës

Studentët propozojnë që Kisha Ortodokse të bëhet muze që pasqyron gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës

Pankartat “Objekt i ngritur nga kriminelët”, “Stop nxitjes së urrejtjes”, “Jo shenja krimi në kampus”, e “Krimet e Millosheviqit dhe Arkanit nuk i falë askush”, dhe fotografi që tregojnë gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, janë vendosur nga studentet në kishën ortodokse në oborrin e UP-së pas liturgjisë që është mbajtur dje në këtë objekt.

Erblin Hoxha, nga Parlamenti Studentor, tha se e kundërshtojnë provokimin qe është bërë në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në prag të ditës së çlirimit të Kosovës.


“Ky objekt nuk është kishë, por është objekt trashëgimie e kriminelit Millosheviq dhe Arkanit, ky objekt është simbol i fashizmit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë”, tha ai.

Ai ka propozuar që ky objekt që ose te largohet i njëjti ose të bëhet muze për pasqyrimin e gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: