Studentët prezantojnë “fakte të reja” që Isa Mustafa është profesor i rregullt në UP

Studentët prezantojnë “fakte të reja” që Isa Mustafa është profesor i rregullt në UP

“Demokracia Studentore” ka publikuar fakte të reja, ku sipas tyre kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është paguar nga UP-ja. Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë insiston se ky i fundit që nga viti 2014 nuk është i rregullt në ligjërata dhe figuron si profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik. Ndër tjera, thonë se një gjë e tillë vërtetohet edhe me të ardhurat e deklaruara në Agjencinë kundër Korrupsion.

Përfaqësuesi nga Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa tha se përmes konferencës për media po demantojnë deklaratat e Universitetit të Prishtinës dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Hulumtimi jonë ka të bëjë me uzurpimin që e kanë bërë politikanët e pamëshirshëm UP-së dhe gjitha universiteteve publike në Kosovë. Njëri prej tyre është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Që nga viti 2014 ai nuk është i rregullt në ligjërata dhe merr rrogë nga UP-ja. Dhe që nga viti 2016 ai asnjëherë nuk ka qenë në ligjërata, dhe është profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik. Në bazë të hulumtimeve që kemi bërë ne si organizatë, Isa Mustafa në vitin 2016 është pensionuar, dhe në momentin që pensionohet në mënyrë automatike i pushon statusi i profesorit të rregullt. Dhe ai ende vazhdon të jetë profesor në këtë universitet”, tha ai.

Ramusa ka theksuar se lideri i LDK-së, nuk ka qenë asnjëherë në ligjërata që nga ajo kohë.



“Kjo është e kam printuar dje prej SEMS-it tim, profesori Isa Mustafa me zgjedh temën e diplomës. Ku me zgjedh temën e diplomës te një profesor që nuk e kam parë kurrë. Dy vite kam mbajt ligjërata, profesori nuk ka asnjëherë. Si muj me funksionu, me qenë ai mentor i imi, pa ardh kurrë. Në 2017 kur i ka kontrolluar ai provimet, dhe nuk ka qenë asnjëherë. Në 2018 rezultati i provimeve që i ka publikuar në faqen zyrtare të Fakultetit Ekonomik pa qenë asnjëherë”,
ka theksuar ai.  

Veç tjerash,  fakti tjetër që e demanton UP-në, sipas tij janë edhe të ardhurat e deklaruara nga Isa Mustafa.

“Në vitin 2015 ai ka deklaruar edhe 10 mijë e 145 e 17 cent, pa ardhur asnjëherë. Në vitin 2016, 3 mijë e 736 euro, pa ardh asnjëherë. Edhe që ka thënë unë prej 2016 nuk marrë pagë në UP, ndërsa ai vet e ka deklaruar që në vitin 2017, data është 22.09. 2017, ai është paguar prej Fakultetit Ekonomik., 676 euro”, shtoi ai.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ditë më parë, ka reaguar ndaj lajmit se kryetari LDK-së Isa Mustafa është paguar nga viti 2016-të pa mbajtur mësim. Në reagimin e Universitetit të Prishtinës thuhet se ndaj Mustafës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë. Ndërsa bëhet e ditur se nga dhjetori i vitit 2016  nuk është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja.

Lexo edhe

Video

error: