Studentët presin dështimin e nismës për ndërrimin e emrit të UP-së

Tash e një kohë është propozuar ndërrimi i emrit të Universitetit ”Hasan Prishtina” për shkak të disa ndryshimeve statutore. Këtë po e kundërshtojnë studentët, pasi konsiderojnë se ndërrimi i emrit të universitetit është i padrejtë. Ata presin që të dështojë një nismë e tillë, dhe që emri i Hasan Prishtinës të jetë përjetësisht ai që e identifikon UP-në.

Me kërkesën që të mos largohet emri i Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës, studentët e UP-së para një muaji kanë organizuar edhe peticionin “Mos ma prek Hasan Prishtinën”, i cili ka mbledhur rreth 3 mijë nënshkrime.

E derisa ende nuk është marrë një vendim, këta të rinj vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë nismë.

Për Fatlinda Lokajn, studente e Fakultetit Teknik, vetë ideja për ndërrimin e emrit të UP-së është e padrejtë.

Ndërrimin e emrit nuk e përkrah as Riad Lahu, student në Fakultetin Ekonomik.  Sipas tij, emri “Hasan Prishtina” ka qenë për vite dhe duhet të vazhdojë të mbetet.  


Se Universiteti i Prishtinës mban emrin e denjë të Hasan Prishtinës, tha edhe studenti i Fakultetit Teknik, Edon Gashi.

Të njëjtin mendim ndan edhe profesori Alajdin Alishahu.

Për ta kundërshtuar ndërrimin e emrit të UP-së është organizuar një aksion simbolik nga Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe shoqata të tjera. E në lidhje me këtë, stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, ka thënë se rektori i UP-së, Qerim Qerimi, ka filluar reformat, por në mënyrë të mbrapsht.

Ndryshe, që nga viti 2012 Universiteti i Prishtinës mban emrin e heroit kombëtar Hasan Prishtina./A.Drenica/

Lexo edhe

Video