Studentët e Ergoterapisë përdorin metodën e mësimit të mentorimit të kolegëve në Kolegjin Heimerer

Studentët e Ergoterapisë përdorin metodën e mësimit të mentorimit të kolegëve në Kolegjin Heimerer

Ergoterapia është një profesion shëndetësor që ndihmon në fuqizimin e njerëzve për të bërë aktivitetet e jetës që ata duan të bëjnë, duhet të bëjnë dhe pritet të bëjnë. Ky lloj i terpisë u mundëson njerëzve të marrin pjesë në zgjedhjen e udhëtimit të tyre terapeutik, qoftë nga humbja e gjymtyrët për shkak të një aksidenti me makinë ose depresioni kornik për shkak të humbjes së një të dashur.

Studentët e programit të Ergoterpisë në Kolegjin Heimerer kanë mundësinë që jo vetëm të mësojnë se si të bëjnë ergoterapi me klientin në qendër, por ata kanë poashtu privilegjin të mësojnë edhe njëri-tjetrin. Profesorët në Kolegjin Heimerer përdorin ekspertizën e tyre për të angazhuar studentët në përvojën e tyre të të mësuarit përmes aktivieteteve eksperimentale, ligjëratave, ushtrimeve praktike, etj… Megjithatë, një nga metodate më efektive të mësimdhënies është fuqizimi i studentëve për të mësuar nga njëri-tjetri duke përdorur një metodë mësimore të mentorit të kolegëve (Colvin & Ashman, 2010).


Në fotot e mësipërme, studentët u demonstrojnë bashkëmoshatarëve të tyre se si ta vendosin një fëmijë në pozicione terapeutike. Secilit student I jepet një metodë specifike trajtimi për të hulumtuar dhe demonstruar, pastaj për t’u shpjeguar kolegëve arsyetimin klinik pas metodave që përdorin.

Studentët që zbatojnë terorinë në praktikë dhe demonstrojnë kuptimin e tyre të metodave praktike për studentët e tjerë, raportohet se kanë një normë më të lartë të mbajtjes sesa ata student që nuk marrin pjesë në aktivitetet e mësimdhënies nga kolegët (Collings, Swanson & Watkins, 2014).

Lexo edhe

Video

error: