Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga po e vazhdon në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Konferencës.
Në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Struga e ka fituar ndeshjen e parë kundër skuadrës nga Luksemburgu, Hesperange, raporton KosovaPress.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Trening Centar Petar Miloševski” në Shkup, Struga e ka mposhtur Hesperangen me rezultat 3:1.
Të tre golat për Strugën i shënoi Besart Ibraimi (minuta e 23’, minuta e 40’ dhe minuta e 77’), kurse golin e nderit për Hesperangen e shënoi Dominik Stolz në minutën e 46’ të ndeshjes.
Ndeshjen e kthimit kundër Hesperanges, Struga do ta zhvillojë si mysafirë në stadiumin “Stade de Luxembourg” më 17 gusht me fillim nga ora 20:00.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Strugës.