“StoneCastle” dhuron 10 mijë euro ushqim dhe gjëra sanitare për komunën e Deçanit

Kompania “Stone Castle”, ka dhuruar në vlerë prej 10 mijë euro gjëra ushqimore dhe sanitare për komunën e Deçanit, e të cilat do të shpërndahen për 400 familje në kushte të vështira në këtë komunë.

Ky donacion është bërë në kuadër të fondacionit humanitar Rrustem Gecaj dhe është donacioni i katërt që kanë bërë prej kur vendi ka filluar të përballen me pandeminë COVID-19.

Menaxheri i kompanisë “Stone Castle”, Ylber Bajraktari, tha se Komunës së Deçanit i kanë dhuruar donacion me gjëra ushqimore për 400 familje e që kapin vlerën e 10 mijë eurove.

“Kompania jonë StoneCastle, fondacioni humanitar të cilin e ka Rrustem Gecaj, në kohë të pandemisë është hera e katërt që këtë periudhë kohore i ndihmojmë shtabet e emergjencës për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie. Kemi ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë, disa komuna dhe stacione policore me destilant, kemi ndihmuar fshatin SOS që është në Prishtinë me ndihma ushqimore dhe hera e fundit është në Deçan. Ju kemi përgjigjur kryetarit dhe e falënderojmë për organizimin që e ka bërë që këto ndihma të shkojnë në shtëpitë e tyre që të paktën të kalojnë sa më lehtë këtë periudhë të izolimit…Sot i kemi dhuruar për 400 familje, ku është një ndihmesë e vogël me vlerë diku 10 mijë euro ushqime”, tha ai.


Këtë donacion e ka mirëpritur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se do t’i dalin në ndihmë familjeve me kushte të vështira.

“Kemi pasur deri tash 1 mijë familje që i kemi furnizuar, për momentin në këtë depo janë thuajse edhe 1 mijë thasë me miell që iu destinohen këtyre familjeve. Kurse, nga Stone Castle e kemi një material që janë pako ushqimore edhe për 400 familje që i falënderojmë përzemërsisht. Vlen me u respektuar solidariteti i të gjitha firmave në Komunën e Deçanit, sidomos i njerëzve të vullnetit të mirë që një pjesë e tyre në këtë kohë kanë nda diçka nga pasuria e tyre për t’u solidarizuar me familjet që i kanë këto nevoja. Ne e kemi një listë të skemës sociale diku prej 400 familjeve dhe po ashtu i kemi të specifikuara edhe nevojat e qytetarëve të çdo kategorie qofshin ata me diabet, në dializë, qoftë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe jemi duke u munduar të jemi afër tyre sa më shumë që të kalojmë këtë”, tha ai.

Kompania “Stone Castle”, ka dhuruar donacione edhe për disa komuna të tjera, si dhe për Ministrinë e Shëndetësisë.

Lexo edhe

Video

error: