Stoltenberg – Vuçiqit për veriun: Nëse rrezikohet stabiliteti, ne do të ndërhyjmë

Stoltenberg – Vuçiqit për veriun: Nëse rrezikohet stabiliteti, ne do të ndërhyjmë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pasur sot një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës, Aleanca Veri-Atlantike do të ndërhyjë.


“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg.

Ai ka shtuar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë KFOR është i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet, bazuar në mandatin e OKB-së.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.