Stoltenberg: Ukraina duhet të mbetet sovrane nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO

Stoltenberg: Ukraina duhet të mbetet sovrane nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO

Në mënyrë që kombi i konfliktuar i Ukrainës të bashkohet një ditë në radhët e NATO-s, vendi duhet të mbetet sovran dhe i pavarur, tha të mërkurën shefi i Aleancës Veri-Atlantike.

I pyetur në fund të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht, nëse Ukraina meriton t’i bashkohet aleancës, sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha: “Nëse Ukraina nuk mund të vazhdojë si një vend sovran dhe i pavarur, atëherë, sigurisht, anëtarësimi – çështja nuk mund të jetë në tryezë”.


Duke folur në një konferencë për shtyp, Stoltenberg shtoi se aleatët e NATO-s janë të gatshëm të furnizojnë Ukrainën me materiale të avancuara ushtarake, municione, karburant dhe atë që i nevojitet, ndërsa ajo vazhdon të luftojë kundër forcave ruse.

“Ne po zhvillojmë partneritete politike dhe praktike me Ukrainën. Kjo do të forcojë institucionet e Ukrainës dhe do të ndihmojë kalimin nga standardet e pajisjeve të epokës sovjetike në doktrinën moderne të standardeve të NATO-s. Kjo është për Ukrainën dhe për ne,” tha Stoltenberg./AA

Lexo edhe

Video