Stoltenberg: NATO do të jetë vigjilente, jemi në Kosovë për të siguruar mjedis të sigurt

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se janë të gatshëm të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë, për të siguruar mjedis të sigurt. Megjithatë, ai ka thënë se nuk kanë hequr dorë nga një zgjidhje politike, derisa ka theksuar mesazhin për Prishtinën dhe Beogradin për angazhim me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Stoltenberg ka folur në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, në Oslo të Norvegjisë.

“NATO do të jetë vigjilente, do të jemi aty për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe gjithashtu për të qetësuar dhe ulur tensionet. Për të siguruar që ne kemi forcat që na nevojiten në çdo kohë, ne kemi vendosur të dislokojmë rezervën tonë operacionale dhe falënderoj aleatët për sigurimin e trupave në atë rezervë, por edhe për të përgatitur një forcë rezervë shtesë në mënyrë që të mund të dislokojmë edhe më shumë”, ka thënë ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.


Të mërkurën është bërë e ditur se NATO ka dislokuar 700 forca shtesë në Kosovë, si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ku protestuesit lanë të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it.

NATO ka bërë të ditur se ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video