Stoltenberg: Kina po ndryshon ekuilibrin e marrëdhënieve globale

Stoltenberg: Kina po ndryshon ekuilibrin e marrëdhënieve globale

​Ndikimi në rritje i Kinës po prish marrëdhëniet në mbarë botën, paralajmëroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Kopenhagë.

“Bilanci global i fuqisë po ndryshon, sepse Kina po bëhet një fuqi ushtarake më e madhe dhe më e fortë”, tha Stoltenberg në një takim me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.


“Kina po afrohet më shumë me ne. Ne i shohim ata në hapësirën kibernetike, i shohim në hapësirë, i shohim në Afrikë dhe i shohim në Arktik. Dhe ne shohim se si Kina po përpiqet të kontrollojë infrastrukturën kritike këtu në Evropë”, shtoi ai, raporton ATSh.

“E gjithë kjo ka implikime të sigurisë”, vazhdoi kreu i NATO-s.

Në qershor, aleanca prej 30 anëtarësh forcoi ndjeshëm qëndrimin e saj kolektiv ndaj Kinës, duke thënë se sjellja e Pekinit përfaqësonte “sfida sistemike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Lexo edhe

Video

error: