Stoltenberg: Ka pasur rritje të tensioneve në Kosovë e BeH, NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin

Stoltenberg: Ka pasur rritje të tensioneve në Kosovë e BeH, NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg thotë se kohët e fundit ka pasur rritje të tensioneve të në Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinë. Por që thekson se NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin në rajon.

Kështu ka thënë Stolteberg në një intervistë për të përditshmen malazeze Pobjeda, ku ka foli për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.


“Ballkani Perëndimor ka kaluar një rrugë të gjatë që nga luftërat e viteve të 90-ta, por së fundmi kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë ashtu dhe në Bosnje e Hercegovinë, me një retorikë agresive – reforma të ngecura dhe akterë të jashtëm që punojnë për të penguar progresin e arritur. NATO do të vazhdoj të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, përfshirë punën e përditshme të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd”, tha Stoltenberg.

Gjatë intervistës ai ka nënvizuar se mbetet thelbësor bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, përçka shton se do të vazhdojnë të punojnë së bashku në ruajtjen e stabilitetit dhe do të mbështetin reformat.

Lexo edhe

Video