Stoltenberg: FSK të mos vendoset në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in dhe NATO-n

Stoltenberg: FSK të mos vendoset në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in dhe NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Kosovë deklaroi se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen e vitit 2013 që FSK të mos hyjë në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in dhe NATO-n.

“Unë mirëpres që autoritetet e Kosovës t’i përmbahen marrëveshjes që ne bëmë në vitin 2013. Që Forcat e Sigurisë së Kosovës të mos vendosen në Veri pa pajtimin paraprak me KFOR dhe NATO-n dhe ky është ende rasti. Kjo pasqyron gjithashtu ndjeshmërinë dhe sfidat. Dhe unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar të gjesh ekuilibrin e duhur dhe për të shmangur situatat që mund të minojnë, dhe dobësojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje, dhe për të shmangur gjithçka që mund të minojë dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë ai.


Pas takimeve që kishte me krerët e shtetit, Stoltenberg në konferencë për media tha se është këtu për të dhënë mesazhin se NATO do të qëndrojë këtu për të ndihmuar dhe krijuar mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Mesazhi im ishte që NATO është këtu për të qëndruar. Misioni ynë është i bazuar në kushte, dhe KFOR është në Kosovë për të ndihmuar, për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet. Dhe ne gjithashtu mbështesim fuqimisht përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike. Ne jemi këtu për shumë vite. Ne ndiejmë një përgjegjësi për të kontribuar për paqe dhe stabilitet, në Kosovë, që gjithashtu është e rëndësishme për të gjithë rajonin”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: