Stavileci: Largimi i qytetarëve nga Kosova kërkon reagim urgjent

Stavileci: Largimi i qytetarëve nga Kosova kërkon reagim urgjent

Partisë Demokratike e Kosovës ka denoncuar qeverisjen aktuale për largimin e -mijëra qytetarëve nga Kosova.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci përmes një statusi në Facebook ka thënë se largimi i qytetarëve është dëshmi e zhgënjimit dhe dëshpërimit me qeverisjen Kurti.

“42.728 qytetarë e kanë lëshuar Kosovën vetëm gjatë vitit 2021 sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ndërkohë, dhjetëra-mijëra të tjerë janë në proces të aplikimit për t’u larguar këtë vit. Këto janë të dhënat më alarmante të largimit të qytetarëve tanë nga Kosova në pesë vjetët e fundit”, ka thënë Stavileci.


Ndër shkaqet e largimit Stavileci përmend rritjet e pakontrolluara të çmimeve të ushqimit, derivateve dhe energjisë, mungesa e pakove ekonomike stimuluese dhe e masave lehtësuese, mos investimet kapitale, mos hapja e vendeve të reja të punës.

“Kjo gjendje është urgjencë, prandaj kërkon reagim urgjent. Kërkon vizion për zgjidhje, guxim për ndërhyrje dhe dije e kompetencë për vendime e veprime. Ndryshe, vitin 2022 do ta përfundojmë me një rekord të ri edhe më të zi të largimit të qytetarëve nga vendi ynë”, ka thënë ai.

Stavileci thotë se largimi i qytetarëve është fatkeqësia më e madhe që po i ndodh vendit aktualisht, më e madhe se kriza ekonomike dhe më e rrezikshme se situata pandemike.

“Me ata me të cilët do të mund të krijohej fronti i luftës po krijohet fronti i ikjes, ata me të cilët do të luftoheshin këto kriza janë nga të parët që po e lëshojnë vendin apo po i plotësojnë listat e radhët për ta lëshuar atë”, ka përfunduar ai.

Lexo edhe

Video