Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Statistika e rrallë dhe e vetme që i bashkon Ronaldon dhe Ibrahimoviç-in

Statistika e rrallë dhe e vetme që i bashkon Ronaldon dhe Ibrahimoviç-in

Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej sulmuesve më të mirë që luajnë sot në kampionatin italian të futbollit.

Ata të dy mbrojnë ngjyrat e dy klubeve historikisht rivale në Serie-A. Suedezi luan për Milanin që këtë edicion po lufton për titull dhe momentalisht kryeson renditjen tabelare, kurse ylli portugez luan për Juventusin e Andrea Pirlos që nuk po kalon nëpër formën më të mirë të mundshme në këtë sezon, përcjell KosovaPress.


Ibrahimovic ka qenë gjithmonë ai i cili e ka ngacmuar me fjalë Ronaldon për punën e tij gjatë karrierës në futboll duke provuar të ulë vlerësimin e madh të botës së sportit për punën e tij.

Por, përkundër të gjitha këtyre gjërave, ka diçka që i bashkon këta dy sulmues dhe ajo është një statistikë mjaftë interesante.

Në fakt, Ronaldo dhe Ibrahimovic janë të vetmit lojtarë në histori të futbollit të cilët kanë realizuar gola në çdo minutë të një ndeshjeje. Pra nga minuta e parë tek e 90-ta (1-90), kjo dyshe ka realizuar së paku nga një gol brenda një minute.

Lexo edhe

Video

error: