Bashkimi Evropian është deklaruar të hënën se autoritetet e Kosovës në këtë rast policia ka mandat për t’i hetuar sulmet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndërsa Serbia është e obliguar të bashkëpunojë pa kushtëzime.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur rreth përgjegjësisë që e ka marrë tashmë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq për sulmin, dhe a do të ndihmojë Bashkimi Evropian që ai të ekstradohet në Kosovë. Stano theksoi se blloku evropian pret bashkëpunim të plotë, transparent dhe pa kushte nga Serbia, në mënyrë që të sqarohet jo vetëm se kush e ka përgatitur dhe kryer sulmin terrorist, por edhe kush qëndron prapa tyre.
“E kemi parë qartë se çfarë tha zotri Radojiçiq për përfshirjen e tij në ngjarjet shumë fatkeqe të 24 shtatorit dhe Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë, e tha Përfaqësuesi i Lartë, dhe pastaj ne e përsëritëm disa herë. Të gjitha faktet duhet të vërtetohen. Kjo duhet të hetohet në mënyrë të duhur dhe në këtë kontekst presim bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar nga Serbia, kjo është shumë e rëndësishme…”, tha Stano në një konferencë online për media.
Sa i përket msave të BE-së ndaj Serbisë, ai tha se duhet parë rezultatin përfundimtar të hetimit në Banjskë.
Për më tepër, Stano nuk ka lënë asnjë dyshim se mandatin për ta hetuar rastin e sulmit në Banjskë e kanë autoritetet e Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës kanë prezantuar të dielën dëshmi të reja, për siç theksuan ata të patjetërsueshme për lidhjen e shtetit serb dhe presidentit Aleksandër Vuçiq me sulmin terrorist në fshatin Banjksë të Zveçanit.
Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, e diel, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë nga një sulm terroristësh serbë në Banjskë të Zveçanit.