Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi se po presin përfundimin e hetimeve për sulmin terrorist të së dielës në veri. Sipas tij, angazhimi mes shteteve anëtare të BE-së vazhdon për të parë se si të trajtohet situata në lidhje me masat. Në paraqitjen e tij për media të mërkurën, ai u pyet për udhëheqjen e sulmit në veri të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiç.
Stano u shpreh se për BE-në është me rëndësi që të ketë një pasqyrë të plotë nga hetimet.
Ai tha se ka pasur gjithmonë nevojë urgjente për një takim të nivelit të lartë dhe për vazhdimin e dialogut. Zëdhënësi Peter Stano deklaroi se shtetet anëtare po angazhohen për të parë situatën dhe për të vendosur për masat ndaj Serbisë.
Më tej, u shpreh se ka pasur ndryshim të situatës pas sulmeve terroriste të së dielës, për çka do të vendosin shtetet anëtare.
Në rast se Serbia nuk pranon hetimin e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Stano tha se do të vendosin varësisht nga rezultatet.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar policinë. Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. /Sh.Pajaziti