Stano për masat ndaj Kosovës: Varësisht nga zhvillimet ato mund të rriten ose zvogëlohen
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës ende janë në fuqi dhe në varësi nga zhvillimet ato mund të rritën ose zvogëlohen.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke thënë se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë seri hapash kundër-produktivë, negativë, të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

“Pra, masat janë ende dhe ne kemi thënë në atë kohë që masat janë progresive, mund të rriten apo mund të zvogëlohen në varësi të zhvillimit të situatës. Pra, kjo është gjithashtu diçka që trajton pjesën e parë të pyetjes suaj, se çfarë do të bëjmë? Pra, ne kemi masa dhe këto masa mund të rriten gjithashtu nëse të gjithë akterët e BE-së bien dakord se ato duhet të rriten. Në pjesët e tjera të pyetjes suaj, nëse deklaratat dhe qëndrimet tona për çështjet e bastisjeve në zyrat e Postës së Serbisë dhe për përpjekjet për hapjen e njëanshme të urës mbi Ibër në ditët e kaluara, ne e bëmë qëndrimin tonë shumë të qartë tek homologët tanë në Kosovë, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve, nuk është vetëm Bashkimi Evropian, në thelb të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë seri hapash kundërproduktivë, negativë, të njëanshëm dhe të pakoordinuar. Dhe ne shpresojmë që më në fund, ata do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të mendojmë se çfarë lloj masash do të mendojmë të marrim si përgjigje nëse situata nuk ndryshon”, tha Stano.

Sipas tij masat janë ende në fuqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024