Bashkimi Evropian po e vëzhgon me vëmendje situatën në veri, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Ai ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm që ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve, ku në një shtëpi është hedhur granatë dore.
Stano tha se BE është e shqetësuar nga situata e vazhdueshme dhe siç e quajti ai, nuk ka de-përshkallëzim të qartë.
Në konferencë për media, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE theksoi se janë në kontaktet me autoritetet përkatëse dhe do të reagojnë në rast nevoje.
“Nuk kam shumë për të shtuar në atë që thashë dje, dhe çka kanë thënë vendet anëtare të Bashkimit Evropian në deklaratën në fillim të kësaj jave”, deklaroi ai.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë. /Sh.Pajaziti