Stadiumi i Monterreyt është zgjedhur nikoqir i ndeshjeve në Kupën e Botës 2026 – foto

Stadiumi i Monterreyt është zgjedhur nikoqir i ndeshjeve në Kupën e Botës 2026 – foto

Është konfirmuar se stadiumi piktoresk i Monterrey, “Estadio BBVA” në Meksikë, është përzgjedhur nikoqir për ndeshjet në Kupën e Botës 2026.

Të enjten mbrëma, FIFA konfirmoi 16 qytetet në të gjithë SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën që do të jenë nikoqire në Kupën e Botës në vitin 2026, me Miami, Dallas, Los Angeles, Seattle dhe Houston të përfshira në listë.

Janë përzgjedhur gjithashtu tre qytete në Meksikë si Guadalajara, Mexico City dhe Monterrey, ku ky i fundit është qyteti më i madh i shtetit verilindor të Nuevo Leon.

Monterrey, një qytet që priti shumë lojëra të fazës së grupeve dhe një çerekfinale gjatë Kupës së Botës 1986 në Meksikë, është shtëpia e një prej pamjeve më të mira në futbollin botëror.


Stadiumi CF Monterrey, “Estadio BBVA”, ndodhet në periferi të Guadalupe të Monterrey, dhe aktualisht ka një kapacitet prej 51,000 ulëseve dhe ka kushtuar një total prej 2.3 miliardë dollarëve për t’u ndërtuar.

Dizajni thuhet se është frymëzuar nga malet që rrethojnë qytetin, ndërsa struktura e çatisë është krahasuar me trupin e një armadilloje.

Fotot e stadiumit në fjalë i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video