Sporti i xhudos demonstrohet para qindra nxënësve në “Minatori”
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Sporti i xhudos demonstrohet para qindra nxënësve në “Minatori”, Kuka: Përçojmë dashur përmes sportit

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë sot është demonstruar sporti i xhudos në kuadër të programi “Kosova shtet i xhudos” para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune.

Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi demonstroi disa nga teknikat e xhudos, ndërsa trajneri Driton Kuka e konsideroi Mitrovicën si vendin që ruajti këtë sport që nga vitet e pasluftës

Në kohën e okupimit dy qytetet që kanë qenë boshti kurrizor i qëndresës së sportit, gjegjësisht sportit të xhudos gjatë viteve kur kemi qenë të okupuar viteve 91-99 kanë qenë klubi i xhudos Besa në Pejë dhe klubi i xhudos Trep♪5a e Mitrovicës, kështu që me të vërtetë është kënaqësi që sot jemi këtu ne qytetin e minatorit, qytetin simbol të qëndresës dhe ne nuk dimë të përçojmë urrejtje përmes sportit, por dashuri”, tha Kuka.

I pranishëm në këtë demonstrim ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili lavdëroi kampionen Majlinda Kelmendi, shembullin e së cilës tha se e ndjek edhe në punën e tij si kryeministër

Ndërsa, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, theksoi se projekti “Kosova shtete i xhudos” synon që të ndërtojë edhe më tutje infrastrukturën që ndihmon zhvillimin e këtij sporti

Ndryshe, programi “Kosova shtet i xhudos” po vazhdon të demonstrohet para nxënësve nëpër të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024