Spezia-Milan, formacionet zyrtare

Spezia-Milan, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 15:00 do të fillojë ndeshja hapëse në programin e sotëm të Serie A, ku skuadra e Milanit do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Spezias.

Në këtë ndeshje, Milani rikthehet nga fitorja me rezultat 2:0 kundër Venezias, kurse Spezia rikthehet nga humbja 3:2 kundër Juventusit, përcjell KosovaPress.

Të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve në këtë ndeshje, ku për Milanin nuk do të paraqiten Bakayoko, Florenzi, Ibrahimovic, Krunic dhe Plizzari, kurse tek Spezia do të mungojnë Agudelo, Colley, Erlic, Kovalenko, Sena dhe Reca.


Tanimë dy skuadrat kanë bërë publike formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Spezia (4-2-3-1): Zoet; Amian, Hristov, Nikolaou, Bastoni; Sala, Bourabia; Nzola, Maggiore, Gyasi; Antiste

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Romagnoli, Tomori, Kalulu; Kessie, Tonali; Rebic, Maldini, Saelemaekers; Giroud

15:00 Spezia – AC Milan (Stadiumi Alberto Picco)

Lexo edhe

Video