Spekulohej për largim të Neymar, trajneri i ri i PSG-së qartëson të ardhmen e yllit brazilian

Spekulohej për largim të Neymar, trajneri i ri i PSG-së qartëson të ardhmen e yllit brazilian

Ditëve të fundit ka pasur spekulime të shumta për të ardhmen e Neymarit te Paris Saint-Germain, ku përflitej se ylli brazilian nuk është më në planet e klubit.

Por, si duket me ardhjen e trajnerit të ri Christophe Galtier, planet e së ardhmes së Neymarit te PSG janë qartësuar, përcjell KosovaPress.

Galtier tregoi se dëshira e tij është që Neymar të qëndrojë në “Parc des Princes”.


“Unë dua që Neymar të qëndrojë këtu me ne. Ai është lojtar i nivelit botëror, të gjithë trajnerët në botë do të dëshironin top lojtarë si ai”, tha Galtier.

“Unë veçse kam ide të qarta në planin tim për Neymarin këtu te PSG”, shtoi trajneri i ri i PSG-së.

Sipas spekulimeve që po qarkullojnë, disa klube angleze janë duke e monitoruar situatën e Neymarit, ndër to Chelsea dhe skuadra e Newcastle United, ku kjo e fundit me pronarët që ka, mund të përballojë pagën e lartë të yllit brazilian.

Lexo edhe

Video