Spekulimet po qarkullojnë se Ancelotti ka vendosur për formacionin ndaj Liverpoolit, ja si duket

Spekulimet po qarkullojnë se Ancelotti ka vendosur për formacionin ndaj Liverpoolit, ja si duket

Carlo Ancelotti pa skuadrën e tij Real Madridin të përfundonte sezonin e tyre në La Liga me një barazim 0:0 me Real Betisin, ndërsa më pas paralajmëroi për formacionin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi kishte siguruar titullin në fund të prillit, Reali ishte në gjendje që të bënte rotacione të ndryshme në formacion me qëllim për t’i ruajtur lojtarët për finalen kundër Liverpoolit.

Katër ditë pas fitores së tyre dramatike me përmbysje të rezultatit kundër Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, “Galaktikët” pësuan humbje 1:0 nga Atletico Madridi, para se të mposhtnin Levanten 6:0 dhe të barazonin 1-1 me Cadizin, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit të La Ligas, Reali barazoi pa gola me fituesin e Kupës së Mbretit, Real Betisin, ku Ancelotti e përdori atë ndeshje si përgatitje për finalen e madhe në Paris.

Pavarësisht se ishte një ndeshje pa gola dhe e përfunduar me barazim, Ancelotti ishte i gëzuar pasi që nuk kishte lëndime të reja në skuadër.


Shumica e atyre që janë në formacionin bazë pritet të mbajnë vendet e tyre në finale, ku pritet të konfirmohet gjendja fizike e David Alabas, i cili la lojën nga barazimi 0:0 me një lëndim të lehtë, ku tani kjo ishte pika kryesore e spekulimeve për këtë ndeshje.

Duke folur në konferencën e tij për mediat pas ndeshjes, siç transmetohet nga “Marca”, Ancelotti iu tha gazetarëve se mbrojtësi austriak “do të luajë, 100%”.

“Alaba do të jetë atje për të luajtur finalen, por nuk ishte e nevojshme të rrezikonim”, tha Ancelotti.

“Ai do të luajë, 100%. Ai nuk ka luajtur që nga 26 prilli, është e vërtetë, por në këtë ndeshje nuk merret parasysh vetëm fiziku, por edhe aftësia dhe përvoja”, shtoi trajneri italian.

Tani me rikthimin e Alabas në formacion, mëdyshjet do të jenë vetëm te faza e sulmit, por siç pritet formacioni zyrtarë i Realit do të jetë kështu:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Alaba, Militao, Carvajal; Casemiro, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Junior

Lexo edhe

Video