Ka përfunduar derbi mes skuadrës së Partizanit dhe asaj të Tiranës, ku kjo e fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e Tiranës e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 si mysafire Partizanin, përcjell KosovaPress.
Xhuliano Skuka ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke kaluar Partizanin në epërsi prej 1:0 në minutën e 21’.
Tirana ishte e shpejtë në kundërpërgjigje, ku e barazon rezultatin në 1:1 përmes golit të shënuar nga Taulant Seferi në minutën e 27’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e fitores për mysafirët dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Ennur Totre, i cili në minutën e 47’ me golin e ij vulos fitoren e Tiranës me rezultat 2:1 kundër Partizanit.
Me pikët e reja, Tirana vazhdon të jetë lider i tabelës duke kryesuar Superligën e Shqipërisë me 70 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Partizanit, që zë vendin e tretë me 49 pikë të tubuara.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Tiranës.