Specialja refuzon familjarët e Gucatit, OVL-UÇK: Po dëshmohet se kjo gjykatë s’është e Kosovës

Familjarëve të Hysni Gucatit nuk po u lëshohen vizat për të vizituar atë në Holandë. Ani pse Ministria e Drejtësisë ka garantuar mbulimin e shpenzimeve, autoritetet holandeze janë përgjigjur negativisht me arsyetimin se të njëjtit nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare. OVL-UÇK-së po e quan tendencioze, ndërkohë që djali i Hysni Gucatit ka thënë se po privohen nga e drejta për të takuar Gucatin.

Po bëhen gati një vit prej kur nuk ka takuar fizikisht babin e tij. Musli Gucati tha se tash e një muaj kanë filluar me përgatitjet e dokumentacioneve për të vizituar Hysni Gucatin, por që autoritet holandeze nuk ua kanë lëshuar vizat.

“Ka një muaj që kemi filluar për të përgatitur dokumentet. Ministria e Drejtësisë së Kosovës i ka kryer detyrat e saj me përgjegjësi, i ka paguar të gjitha biletat dhe familjarët që kanë pasur të shkojnë në Holandë janë vaksinuar me kohë. Edhe vendimi i autoriteteve holandeze ka qenë një padrejtësi shumë e madhe sepse po tregojnë që janë jo korrekt sepse është bërë pothuajse një vit që nuk kemi pasur kontakt fizik me babin tonë. Është diçka diskriminuese nga ana e tyre që ta na i mohojnë se gjoja që nuk kemi mjete të mjaftueshme financiare”, ka theksuar Gucati.

Në një konferencë për media, sekretari i OVL-UÇK-së tha se familjarëve të Hysni Gucatit po u bëhet padrejtësi, ani pse Ministria e Drejtësisë u ka garantuar mbulimin e çështjeve financiare

“Ne kemi shfaq edhe më herët padrejtësitë që do të ju bëheshin dhe bëhen nga kjo gjykatë politike e cila është miratuar nga deputetët faqezi të Kosovës dhe përveç që e kanë miratuar një gjykatë politike e cila nuk ndjek krimet por vetëm pjesëtarët e UÇK-së, e kanë dërguar një gjykatë me seli në Hagë e cila iu mohon dhe shkel të drejtat e njeriut edhe familjarëve që të shkojnë të vizitojnë më të dashurit e tyre në burg. Po dëshmohet katërçipërisht që kjo gjykatë nuk është e Kosovës. Me mos lejimin e vizitave duke u thirrur gjoja në çështje financiare, nuk kanë shumë financa për ta bërë vizitën, me këtë gjë ju shkelën të drejtat e njeriut familjarëve të cilët e kanë të lejuar dhe me çdo normë ndërkombëtare që të vizitojnë familjarët”, u shpreh Klinaku.


Klinaku ka shtuar se autoritetet holandeze po sillen njëanshëm, marrë parasysh që në kohën kur ishte arrestuar Gucati nuk kishte me vete as letërnjoftimin

“Unë po ju them haptas këtu që nuk është çështje financiare, por është çështje politike e autoriteteve holandeze… 13:32 Unë e di që ka qenë vetëm vajza e Jakup Krasniqit, për çështjen e Hashim Thaçit nuk e di ende a kanë shkuar a jo”, ka shtuar Klinaku.

Edhe Metush Kryeziu nga kjo organizatë ka thënë se arsyetimi i autoritete holandeze është absurd dhe se me këtë çështje duhet të merret vet shteti.

“Shumica e atyre që janë në Hagë, për shembull fëmijët e Nasim Haradinajt e kanë nënshtetësinë suedeze dhe i kanë vizat, nuk e kanë pengesë për t’i vizituar atje. E fëmijët e Gucatit dihet se nuk i kanë vizat dhe arsyetimi se tri pagat e fundit në qarkullim bankar është absurde në këto raste. Qysh do të ketë qarkullim bankar kur nuk është i punësuar. Shteti duhet të intervenojë këto raste që të mos ndodhë”, ka përfunduar Kryeziu.

Më tej, në paraqitjen para mediave, Faton Klinaku ka shtuar se u qëndron prapa deklaratave se po të kishte dosje të tilla do t’i publikonte, pikërisht siç kishin bërë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: