Specialja kundërshton lirimin e Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja kundërshton lirimin e Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një shkrese drejtuar gjykatës, ka kundërshtuar lirimin e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga paraburgimi, me arsyetimin se Policia e Kosovës nuk mund të zbatojë në mënyrë efektive kushtet e propozuara.

Sipas dokumentit të publikuar nga ZPS, Prokuroria pretendon se vijimi i paraburgimit të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mbetet i nevojshëm.

“Parashtresat e Policisë së Kosovës për zbatimin e kushteve të lirimit për personat e nivelit të të akuzuarve janë zbuluese. PK mohon çdo përgjegjësi për dështimet e profilit të lartë në lidhje me Remzi Shalën, Sami Lushtakun dhe Sabit Gecin, duke injoruar pikën se këto incidente tregojnë se figurat e nivelit të lartë kanë fuqinë për të mposhtur kushtet në Kosovë (pavarësisht agjencisë që i zbaton ato)”, thuhet në këtë shkresë.


ZPS-së në shkresën e saj ka thënë po ashtu se klima e krijuar mirë e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë, nuk është një kujtim i lashtë historik.

Ata kanë thënë se ekzistenca e gjykatës dhe ZPS-së bazohet në realitetin se të akuzuarit e profilit të lartë të UÇK-së, si ata të akuzuar në këtë rast nuk do të mund të kishin një gjykim në Kosovë pa penguar drejtësinë.

“Në bazë të pozitave dhe përgjegjësive të tyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbeten me ndikim të jashtëzakonshëm. Lirimi i të akuzuarve në Kosovë është kërcënim ekzistencial për zhvillimin e drejtë dhe të shpejtë të kësaj çështjeje dhe kësaj gjykate”, thuhet në këtë shkresë.

Lexo edhe

Video

error: