Specialja konfirmon vizitën e ish-presidentit Thaçi në Kosovë

Specialja konfirmon vizitën e ish-presidentit Thaçi në Kosovë

Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar vizitën e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në Kosovë.

Specialja për KosovaPress theksoi se arsyeja e vizitës së Thaçit në Kosovë është për arsye bindëse humanitare.


“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë të z. Hashim Thaçi për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për KosovaPress.

KosovaPress ka siguruar edhe foto nga vizita e ish-presidentit Thaçi në Kosovë.

Lexo edhe

Video