Specialja kërkon nga Policia e Kosovës që të përgjigjet nëse mund të sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës që të përgjigjet nëse mund të sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Policia e Kosovës sipas urdhrit të lëshuar me 1 tetor nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou. kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën.


“Pas vendimit të panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 1 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi policinë e Kosovës që, brenda dy javësh nga njoftimi i përkthimit të këtij urdhri në gjuhën shqipe, të ofrojë informacion në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saja, ndër të tjera, për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin (e mundshëm) të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Vendimi i plotë ndodhet këtu (vetëm në anglisht).

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.