Specialja fton avokatin Gafurr Elshani

Specialja fton avokatin Gafurr Elshani

Avokati Gafurr Elshani është i ftuari i radhës nga Prokuroria e Specializuar për një bisedë informative në Hagë të Holandës, në cilësinë e dëshmitarit.

Elshani ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në luftën çlirimtare, njëri nga figurat e rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.

Elshani tha se ishte njoftuar përmes e-mailit para katër ditësh, më 23 shkurt.


“Kjo ftese është në kundër të përpjekjeve të radhës të Gjykatës Speciale për të sajuar akuza kundër UÇK-së, duke u bazuara në raportin e Dik Martit, ku siç dihet tanimë ky Raport i pavërtetë lajthiti institucionet ndërkombëtare e të cilat i bënë presion Kuvendit të Kosovës dhe 82 deputetëve të mjerë për të aprovuar një gjykate kundër institucionit me te cilin krenohemi të gjithë – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Elshani.

Gafurr Elshani është dizajneri i emblemës së UÇK-së dhe autor i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, botuar gjatë luftës.

Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

error: