Specialistët e farmacisë klinike mbeten jashtë institucioneve publike shëndetësore
Lexohet për: 3 min.
Haxhijaha
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 30 specialistë të farmacisë klinike nuk po mund ta ushtrojnë profesionin e tyre në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, siç thonë për shkak të çështjeve teknike që ka statuti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe Shërbimi Spitalor e Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK). 

Rishikimi i pjesës së terapisë së pacientëve, vlerësimi i përshtatshmërisë së efikasitetit të barit, kontrollimi i interaksioneve apo ndërveprimeve të ilaqeve dhe dozimi i terapisë janë disa nga detyrat dhe përgjegjësitë që kryhen nga farmacistët klinikë. 

Specialisti i Farmacisë Klinike, Astrit Haxhijaha në një intervistë për KosovaPress thotë se bashkë me rreth 30 kolegë të tjerë kanë përfunduar specializmin dhe janë licencuar nëpërmjet Odës së Farmacistëve të Kosovës, porse për shkak të statutit të QKUK-së dhe SHSKUK-së kanë mbetur jashtë si profil i ri. 

Ai potencon se disa vite, specialistët janë financuar nga Ministria e Shëndetësisë, me një vlerë prej gjysmë milioni euro, por pas asaj nuk është ndërmarrë diçka. 

Për KosovaPress, derisa Haxhijaha tregon disa nga funksionet që mund të kryejnë specialistët e Farmacisë Klinike, potencon se tash e afro gjashtë vite kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë, QKUK-ja dhe SHSKUK-ja që të sistemohen në këto institucione shëndetësore apo në spitalet regjionale, porse nuk po marrin përgjigje pozitive. 

Haxhijaha thekson se përgjigja rreth këtyre kërkesave shpjegohet me faktin se ka probleme teknike të statutit. 

Lidhur me këtë, KosovaPress ka provuar të merr përgjigje nga QKUK-ja dhe SHSKUK-ja, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli. 

Ndër të tjera, gjatë intervistës, specialisti i Farmacisë Klinike, Astrit Haxhijaha flet edhe për dukurinë e zëvendësimit të terapisë së pacientëve nga farmacistët në barnatore. 

Ai thotë se mjeku mund ta përshkruajë një bari me emrin gjenerik dhe jo në atë komercial apo tregtar, në mënyrë që të evitohet mundësia për ndryshim apo zëvendësim të terapisë. 

Haxhijaha potencon se zakonisht një dukuri e tillë apo edhe dhënia e ilaqeve pa recetë, ndodhë nëpër barnatore kur ato funksionojnë pa prezencën e farmacistit. 

Në raste të tilla, Haxhijaha thotë se duhet të lajmërohet Inspektorati Shëndetësor për të parë nga afër se a bëhet fjalë për ndonjë shkelje apo keqkuptim nga barnatoret.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025