S’pati kuorum, nuk hidhet në votim memorandumi për programin “Fulbright”

S’pati kuorum, nuk hidhet në votim memorandumi për programin “Fulbright”

Në mungesë së kuorumit nuk u hodh në votim as shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik “Fulbright” gjatë seancës së sotme parlamentare.

Arsyetimin për këtë marrëveshje e dha ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ndërsa, sjelljen e opozitës për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje a ka konsideruar si një qasje destruktive dhe jo etike që nuk e dëmton Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë por qytetarët.


“Është pikërisht një kritik e tyre e cila është marr shumë seriozisht nga ne kur kanë thënë se agjenda legjislative e Kosovës nuk po plotësohet dhe duke u bazuar në këtë keni marr projektligjet jeni future në rend të ditës që ta plotësojmë këtë kërkesë që ishte pikërisht nga opozita dhe cili është arsyetimi i tyre se pse po i futni tash kur nuk kemi me I shqyrtuar dhe si rezultat I kësaj ne nuk do I votojmë as marrëveshjet ndërkombëtare. Pra në njërën anë mundohen të paraqiten konstruktiv duke thënë se ne jemi këtu për t’iu ndihmuar dhe çka bëjnë refuzojnë marrëveshjet ku përfituesit kryesore do jenë qytetarët e Kosovës. Kjo qasje është destruktive dhje jo etike dhe jo parimore me këtë nuk po i bëjnë asgjë Lëvizjes Vetëvendosje nuk po I bon asgjë qeverisë me këtë po e dëmtojnë direkt qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Kurse, deputeti nga LDK, Armend Zemaj iu kundërpërgjigj duke i thënë se askush nuk mund të luajë me arrogancën e numrave.

“Sa i përket asaj pjesës për miratim apo mosvotimit të marrëveshjeve, besoj u shtjerr ai debat, deputetët nuk kanë nevojë të mbajnë orë edukativo-arsimore dhe duhet të kuptohen dhe krejt çka duhet të merren për bazë dhe të jetë e arsyeshme është se askush nuk mundet në këtë vend të luaj me arrogancën e numrave kurdo dhe kudo qoftë”, theksoi ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen në seancë në ora 15:30. 

Lexo edhe

Video