Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Spanja zgjeron grupmoshën për vaksinimin me Astrazeneca

Spanja zgjeron grupmoshën për vaksinimin me Astrazeneca

​Qeveria spanjolle njoftoi sot zgjerimin e përdorimit të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca për moshat 60-69 vjeç, pasi e kishte rezervuar atë vetëm për personat 60-65 vjeç.

“Spanja do të vazhdojë të vaksinojë me AstraZeneca grupmoshën 60-65 vjeç (…) dhe grupi tjetër që do të vaksinohet me AstraZeneca do të jetë grupmosha 66-69 vjeç”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë, raporton ATSh.


“Objektivi është të përfundojmë vaksinimin e popullatës më të rrezikuar nga COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ministria.

Vendet e tjera europiane tashmë kanë marrë masa të ngjashme.

Franca e ka rezervuar vaksinën për personat e moshës 55 vjeç e lart, kurse Italia, Gjermania dhe Holanda për ata mbi 60 vjeç.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: