Spanja gjunjëzon Italinë në “Giuseppe Meazza” dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve

Spanja gjunjëzon Italinë në “Giuseppe Meazza” dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve

Është Spanja fituese e derbit të madh iberik me Italinë ndaj së cilës triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1.

Ndeshja e cila u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhuroi spektakël nga të dy palët, por në fund kaloi tutje skuadra e trajnerit Luis Enrique, përcjellë KosovaPress.

Spanja kaloi në epërsi në minutën e 17’ të ndeshjes me anë të golit të Ferran Torres dhe ishte po i njëjti lojtar që e dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.


Po në fund të 45 minutave të para Italia mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja u përjashtuar Leonardo Bonucci.

Italia e rihapi ndeshjen kur shtatë minuta para përfundimit të ndeshje Lorenzo Pellegrini shënoi për 2-1, por nuk ia dolën që ta barazojnë rezultatin.

Kështu Spanja prek finalen e Ligës së Kombeve dhe e pret fituesin e ndeshjes së nesërme ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

Lexo edhe

Video

error: