Southgate merr përgjegjësinë: Unë vendosa që Saka ta gjuajë penalltinë vendimtare

Southgate merr përgjegjësinë: Unë vendosa që Saka ta gjuajë penalltinë vendimtare

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate e ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen nga Italia në finalen e Euro 2020 pasi mori shumë kritika për vendimin e tij që penalltinë vendimtare t’ia besojë të riut Bakayo Saka.

Ylli i Arsenalit e gjuajti dhe e humbi penalltinë e pestë e cila ishte vendimtare dhe u mbrojt nga portieri Gianluigi Donnarumma.

“Ishte vendimi im për t’i dhënë atij atë penallti, kjo është plotësisht përgjegjësia ime.”, tha fillimisht Southgate.


“Nuk është ai ose Marcus ose Jadon, ne punojmë së bashku, punojmë në stërvitje. Ishte vendim i imi.”

“Ne u përgatitëm sa më mirë për gjuajtjen e penalltive, kjo është përgjegjësia ime, unë i zgjodha djemtë për gjuajtjen e penalltive.”

Më tutje trajneri i Anglisë dhe se pavarësisht humbjes në finale, lojtarët duhet të ndihen krenar për atë që kanë arritur në këtë kampionat evropian.

“Lojtarët tanë duhet të ndihen krenar, të gjithë kanë qenë të jashtëzakonshëm. Është hera e parë që kemi arritur në një finale dhe ne jemi të zhgënjyer në mënyrë të pabesueshme që nuk shkuam edhe një hap më tej “, tha në fund Southgate.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: