Nesër zhvillohet derbi mes Ballkanit e Gjilanit

Nesër zhvillohet derbi mes Ballkanit e Gjilanit

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani i rikthehet aksionit nesër ku do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër Gjilanit.

Derbi mes Ballkanit dhe Gjilanit do të fillojë nga ora 15:00, dhe do të zhvillohet në stadiumin “Suhareka”, përcjell KosovaPress.


Momentalisht të dy skuadrat i ndanë një pikë dhe një vend në tabelë, ku Ballkani zë pozitën e dytë me 15 pikë, krahas gjilanasve që renditen të tretit në tabelë.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe kampioni i Kosovës regjistroi fitore me shifrat 2:0.

Të dy skuadrat në pesë ndeshjet e fundit kanë bilanc të njëjtë të rezultateve, duke regjistruar nga dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Lexo edhe

Video