Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Me fillim nga ora 16:30, do të zhvillohen gjysmëfinalet për Kupën e Kosovës, në ‘Rexhep Rexhepi’ Feronikeli e pret Ballkanin, ndërsa Prishtina udhëton në ‘Bajram Aliu’ ku do të takohet ndaj Drenicës.

Takimi i parë gjysmëfinal në Suharekë ndërmjet Niklit dhe Ballkanit, është mbyllur me barazim pa gola.

Feronikeli kampioni në fuqi, synon që Kupa e Kosovës të mbetet në Drenas, ndërsa Ballkani kërkon ta fitojë për herë të parë në histori,

Për të dyja skuadrat triumfi në këtë garë do të shpërblehej me kualifikim në Ligën e Evropës, ndonëse të dyjat janë në garë për një gjë të tillë edhe nëpërmjet kampionatit.


Kurse në anën tjetër, Prishtina do jetë mysafire në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj ku do të zhvillon takimin e dytë ndaj Drenicës.

Gjysmëfinalja e parë në ‘Fadil Vokrri’ ka përfunduar me rezultat 3:0 në të mirë të kryeqytetasve.

‘Bardhekaltërit’ në këtë ndeshje janë një hap para finales, ndërsa Drenicës i duhet ta bëjë një befasi të madhe për ta kthyer rezultatin në favorin e tyre.

Të dyja takimet do të zhvillohen nga ora 16:30./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: