Sot zgjidhen më të mirët e hendbollit për vitin 2022

Sot zgjidhen më të mirët e hendbollit për vitin 2022

Sot do të mbahet ceremonia “Laureatët e vitit 2022”, në të cilën shpallen më të mirët e vitit të kaluar në hendbollin kosovar.

Ceremonia mbahet nga ora 17:00 në “Hotel International Prishtina”, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit, përcjellë KosovaPress.


Me këtë rast do të shpallen hendbollisti dhe hendbollistja e vitit, shtatëshet më të mira, klubet më të mira e kështu me radhë.

Viti i kaluar ishte i suksesshëm për hendbollin kosovar, ndërsa ata që u dalluan do të shpërblehen në ceremoninë tradicionale.

Lexo edhe

Video