Sot vazhdon xhiro e gjashtë në Superligën e Kosovës

Sot vazhdon xhiro e gjashtë në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së gjashtë, ku do të zhvillohet ndeshja në mes Dritës dhe Gjilanit dhe ndeshjen tjetër mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Ditën e diele do ta hap derbi i qytetit të Gjilanit, ku ekipi i Dritës pret Gjilanin në stadiumin “Gjilan City Stadium”, me fillim nga ora 14:30. Drita qëndron në pozitën e dytë në tabelë me vetëm një pikë më shumë se Gjilani të cilët janë në pozitën e katërt.


Përballja tjetër do jetë ajo mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit, e cila do fillojë në ora 15:00. Ndeshja do zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta Stadium”, në Mitrovicë, ku ekipi i Feronikelit janë mysafir.

Në këtë ndeshje Trepça ’89, hyn me një pikë më shumë se ekipi nga Drenasi, ku në tabelë qëndrojnë në pozitën e shtatë, ndërsa ekipi i teknikut Klodian Duro janë në pozitën e tetë.

Lexo edhe

Video

error: