Sot varroset shtatzëna që u vra nga ish-bashkëshorti

Sot varroset shtatzëna që u vra nga ish-bashkëshorti

Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në Prishtinë do të varroset sot.

Familjarë të shtatzënës së vrarë kanë thënë për KosovaPress se varrimi do të bëhet në ora 13:00.


Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës një burrë (Sokol Halili) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, dje ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Sot varroset shtatzëna që u vra nga ish-bashkëshorti ​Motra rrëfen takimin e fundit me 35-vjeçaren e vrarë: Ajo ka përjetuar tmerrin ​Flet babai i vrasësit të shtatzënës: Më mirë të kishte vdekur edhe djali Balje për vrasjen e 35-vjeçares: Dikush është fajtor, dorëheqja është mesazh i mirë ​Motra e shtatzënës së vrarë rrëfen si e kuptoi lajmin e kobshëm […]

Komentet janë të mbyllura.