Sot shpallet fituesi i garës për kryetar të PD-së

Sot shpallet fituesi i garës për kryetar të PD-së

Sot do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për kryetar partie në PD.

Sipas rezultateve paraprake, Lulzim Basha do të sigurojë mandatin e tretë si kryetar i partisë së dytë, më të madhe në vend.


Të dhënat e deritanishme bëjnë të ditur se Basha ka fituar 81 për qind të votave.

Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 41,095 anëtarë të partisë, ose 54.7 për qind.

Nga 40,674 vota të vlefshme, 32,882 vota kanë qenë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6,038 vota. Kandidati tjetër, Edith Harxhi ka qenë i treti në listë me 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli me 763 vota.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: