Sot shënohet 23-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”

Sot shënohet 23-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”

Sot bëhen 23 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.

Gjatë ditës së sotme, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit, do të ketë aktivitete të organizuara nga Komuna e Deçanit e të cilat kanë filluar më 22 mars.


Me këtë rast ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për Dukagjin, Ramush Haradinaj, në praninë e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës, do të bëjë homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në ora 12:00.

Me rastin e kësaj dite kryeministri Albin Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.  Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.